Albfemijet.com     Shendeti i Femijeve
Sëmundjet e fëmijëve
Përkujdesja e Lëkurës te Foshnjet
dhe Fëmijët e Vegjël
Njoftime Të Rëndësishme
• Larja me uj të ngrohët është krejt çfarë i duhet lëkurës
• Sapunët kundërbakterjeve dhe me aromë janë të panevojshme
• Një sasi e vogël e preparatit njomës, siç është sorbolene ose kremi ujor
është i mirë për lëkurën e foshnjës
• Kur është moti i ftohët lëkura bëhet më e thatë dhe kremat njomëse
mund të përdoren dy apo tri herë në ditë
• Kur është mot i ngohët përdorni plaçka, kapela, karroca me mbulojë
për ta mbrojtur foshnjen nga dielli
• Foshnjet dhe bebat shumë të reja thithin kemikalje përmes lëkurës më
shumë se të rriturit
• Lëkurën e foshnjes lyeni me një numër minimal të prodhimeve për
lëkurë
• Pelenat u ndërroni rregullisht
• Përdorni pelena të prodhuara prej materialit absorbues të kualitetit të
lartë
• Pjesa e trupit rreth pelenës duhet larë me ujë të vakët duke përdorur
pakëz sapun, krem sorbolene ose ujor
Ç'ëshëë një gjë e veçante per lëkurën e foshnjeve dhe fëmijëve të tjer te
rinj?
Pasi të lind fohnja, merr pakëz kohë që të ambientohet në botë të re. Shumë
gjëra egzistojnë në ambient që mund ta bënjë lëlurën e foshnjve sensitive kur
ata janë në moshë më të rritur. Megjithate, vetëm disa masa të thjeshta në
shtëpi mund të ndërmirren për të siguruar që lëkura e fëmiut të jet në gjendje
tt përballon kushtet e ambientit.
Larja e lëkurës së foshnjes
Larja e lëkurës së foshnjes me uj të ngrohët është gjë e vetme e nevojshme,
në të shumtën e kohës. Përdorimi i sapunit mund ta thajë lëkurën. Një sasi e
vogël e vajit të pa aromë për banjë e shtuar në uj e mban lëkurën të butë
Evitoni larjen e foshnjes në uj të shkumuar sepse këto larje heqin vajrat
natyrale prej lëkurës. Përdorimi i sapunve antibakteriale ose të parfimuara
është i panevojshëm dhe duhet të evitohet. Është me rëndësi që palët e
lëkurës duke përfshirë edhe sqetullat, ijët, qafën dhe prapa veshëve, të teren
me kujdesë.
Për pastrimin e pjesës së trupit ku qitet pelena mund të përdoret një sasi e
vogël e kremit njomës iç është sorbolene ose krem ujës. Ato mund të
përdoren si njomës edhe pasi ta lani fëminë. Nëse foshnja juaj e ka lëkurën e
thatë, ose ka ekzemë foshnjore, është me rëndësi ta evitoni sapunin
plotësisht dhe të qitni në uj mjete njomëse për lëkurë krahas me përdorimin e
tyre të rregullt në lëkurë.
Dimrit, lëkurën e fëmiut tuaj lani më rrallë sepse moti i ftohët e bën lëkurën më
të tharë. Nëse lëkura është zakonisht e tharë mund të duheni ta lyeni disa
herë në ditë me krema njomëse, sidomos pasi ta lani fëmiun.
Si e qëndron nryshimin e teperaturave fëmiu im?
Lëkura e ndihmon kontrollimin e temperaturës së trupit. Te fëmijët shumë të
rinjë, kontrollimi i temperaturës është më i vështirë me nxehtësi ose ftofje
ekstreme. Kur mban mot i mirë, më së miri është ti veshni fëmijët me rroba të
lehta, të shlira të prodhuara prej pambuku ose të përziera me
pambuk/sintetikë. Provoni mos të përdorni batanije, sidomos kur bën ngrohët,
sepse ato nxejn tepër trupin e fëmijës.
Kur është ftohët, mund ta veshni me rroba pambuku ose të përziera me
pambuk/ sintetikë. Rroba leshi mbi rroba të pambukta janë në rregull, por leshi
nuk bën të jetë në kontakt të drejtë me lëkurë sepse mund të shkakton
kruarje. Kur është ftohët, duart dhe këmbët e foshnjeve mund të duken
shumë të mavijosur. Ky nuk është një problem i madh, por në temperaturë të
ftohët, mbulimi i duarve dhe këmbëve parandalon mavijosjen.
Pikat në lëkurë zakonisht nuk janë prezente në lindje. Ato zhvillohen si
rezultat i intensifikimit të ngjyrës të prodhuar nga qelizat pigmentore
(melanocytet). Pikat zhvillohen në fëmijëri të herëshme kur ata u eksponohen
diellit kohë të gjatë ose të moderuar me pjesë të eksponuara të trupit, p. sh.
faqet, pjesa e prapme e duarve ose pjesa e prapme e parakrahëve.. Pikat
(pegat )mund të parandalohen me mjete mbrojtëse të mira ndaj diellit. Në mot
me diell, rrobat e lehta, kapelat, vendet me hije janë gjërat që më së miri i
mbrojnë fëmijët prej rrezeve UV. Kur është e nevojshme, një sasi e vogël e
mjeteve për mbrojtje prej rrezeve të diellit ,SPF 15, ose me spektër më të
madh, mund të qitet në fytyrë, duar ose këmbë që nuk janë të mbuluara me
rrobe. Për fëmijët shumë të vegjël, losione të lehta janë më të mira se kremat
e rënda. Nëse lëkura e fëmiut është shumë e thatë, atëherë përdorimi i
kremës është më i kënaqëshëm se sa losioni.
Çka mund të thuhet për pjesën e trupit ku vihet pelena?
Ndërroni shpesh pelenat. Evitoni përdorimin e pelenave plastike nëse pelenat
nuk mund ti ndërroni rregullisht. Përdorni pelenat me material të kualitetit të
lartë absorbues. Nuk është e nevojshme me shtu ç'farëdo kemikalje në ujin
final për shpërlarëje në makinën për larjen e teshave
Foshnjet dhe bebat e vogla absorbojnë më shumë kemikalje përmes lëkurës
së tyre prandej kufizoni në minimum përdorimin e disa prodhimeve për lëkurë.
Kramat ujore apo sorblene mund të përdpren p pastrimin e pjesës me pelenë.
Përndryshe pjesa trupore me pelenë mund të pastohet me uj të vakët.
Çfarë mund të themi për flokë dhe thonjë ?
Disa foshnje lindin me mjaft shumë flokë. Flokët mund të bien në muajt e
parë, për të hapë rrugë për rritjen e sërishme të flokëve të reja, të buta.
Flokët e buta të foshnjeve dallojnë prej atyre të të rriturve, që janë më të forta,
më të gjata dhe më të gjëra.
Disa foshnje lindin me shumë pak flokë që gradualisht nisin të zhvillohen me
një rregull të ritjes dhe rramjes normale gjatë një apo dy vjetëve të para. Për
foshnje dhe beba në ritje , prerja e flokëve nuk është e nevojshme. Bebat që
shtrihen në kurriz dhe lëvizin përreth mund të shkaktojnë rrallimin e flokëve
vende-vende, aty ku lëkura e kokës bën fërkim në shtresat e fjetjes. Për
shumicën e bebave nuk kërkohet përdorimi i shamponit për larjen e flokëve.
Por nëse duhet përdorë shampon, më së miri është të përdorni shampon
shumë të butë, me sasi shumë të vogël dhe sa më rrallë e mundur. Infektimi
'kapelë djepi'( krustet ) është shumë i zakonshëm dhe te shumica e fëmijëve
zhduket. Krustet (luspat ) mund të zhvendosen duke fërkuar lëkurën e kokës
me vaj ulliri ose mjete njomëse për lëkurë. Flokët e bebës i lani në lavatriqe
para se ta lani në banjë se përndryshe beba do të ulet në banjë me uj që
përmban shampon, që mund ta than lëkurën.
Ngjyra e flokëve te foshnjet është mjaft e ndryshuashme. Disa lindin me flokë
ngjyrë të mbyllët që zëvëndësohen me ngjyrë të qelët krahas me rritjen e
flokëve të reja. E kundërta është më e jo zakonshme. Flokët e kuqe në lëkurë
të kokës mund mos të vërehen derisa nis zhvllimi me rregullësi normale, në
moshën rreth gjashtë deri nëntë muaj.
Bile edhe kur beba nis të rritet edhe më, ngjyra e flokëve akoma mund të
ndryshon ku fëmijët bjond / ina zakonisht marrin ngjyrë të mbyllët në moshë
rreth tetë vjeç.Thonjët te foshnjet e saporlindura shpesh janë shumë të butë
dhe muajt e parë mund mos të nevojitet prerja. Thonjët mund të kenë formë
mjaft të rrafshët ose të kenë formë si të lugës te foshnjet e porsalindura. Kjo
është normale dhe ato kan tendencë të ndërrimit në formë normale të lakuar,
kur arrijnë moshën tri deri katër vjeç.
Ndonjëherë lëkura mbi të cilën rrin thoni mund mos të jetë rrafshuar
mjaftueshëm kur thoni nis fillimisht të zhvillohet. Thoni pastaj mund të shtyej
në lëkurë dhe mund të shkakton të ajur ose skuqje në maje të gishtit të dorës
ose këmbës. Lëkura rrafshohet me kohë dhe nuk nevojitet ndonjë mjekim.

© 2002, Department of Dermatology, St. Vincent’s Hospital Melbourne, Victoria Parade,
Fitzroy, Victoria 3065 Australia.